Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është vënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier. Mësohet se është dega e Partisë Demokratike në këtë qytet që ka dërguar në prokurori Bufin.

Siç bëhet me dije nga dega e PD në Roskovec, zyrtarë të saj në datën 7 Prill 2021 kanë depozituar një kallëzim kundër kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, me akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, saktësisht: punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal.

Përgjigjia e Prokurorisë Fier

Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Fierit i ka kthyer përgjigjet Partisë Demokratike në datën 20 Prill 2021, dhe bëhet me dije se është nisur procedim penal kundër Majlinda Bufit për akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Por edhe pse përgjigja për PD-në mban datën 20 Prill 2021, procedimi penal ka nisur që në datën 8 Prill 2021.

Ndërkohë dokumentet lidhur me këtë hetim janë bërë publike sot nga dega e Partisë Demokratike në Roskovec. Kjo është një nga lëvizjes e PD që sipas saj faktojnë vjedhjen e votave për zgjedhjet e 25 Prillit./tvklan.al

Reagimi i PD Roskovec