Dhoma e Specializuar disproporcion të madh në hetime

Qasje joserioze ka treguar zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e ish-Presidentit Thaçi dhe të tjerëve të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi që ka monitoruar punën e Dhomave të Specializuara në krahasimin e bërë mes Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vihet re një disproporcion i madh kohor i ndërmarrjes së veprimeve nga këto dy institucione.

“Zyrës së prokurorit i janë dashur 5 vite për ngritjen e aktakuzës së parë. Qasje joseriozë prokuroria ka treguar ndaj Thaçit e të tjerëve”.

Shqetësuese, hulumtuesja e lartë në IKD, i ka cilësuar zgjatjet e afateve për nxjerrje të provave.

“Këto janë mjaft shqetësuese. Tregon jo seriozitet”

Sipas saj, vetë njoftimi më 24 qershor të 2020 për aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit bie ndesh me rregullat e gjykatës. Në Dhomat e Specializuara në Hagë, po mbahen në paraburgim disa prej ish-krerëve të UÇK-së, ndërkohë dy ish-udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim për “pengim të drejtësisë”.

Tv Klan