Prokuroria e Katanias ka lexuar pretencen për të pandehurit e çështjes “rosa dei venti” ose “trëndafilat e erës”. Mes tyre është Moisi Habilaj, për të cilin prokurori Antonio Bonomo kërkoi dëninimin më të rëndë, plot 18 vite dhe tetë muaj heqje lirie.

Mosi habilaj konsiderohet si kreu i  grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Në listën e personave në gjykim janë edhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë. Per Meridian Sulaj u kërkuan 12 vite dhe katër muaj burg, ndërsa për Fatmir Minaj lirim nga akuzat.

Nazer Seiti, i konsideruar si finacieri i grupit, rrezikon 6 vite heqje lirie. Sipas ‘Meridio News’, organizata, e cila në Shqipëri kishte edhe mbrojtjen e disa segmenteve të policisë, kryente trafikun e drogës kryesisht në rrugë detare. Droga u shitej klaneve mafioze të provincave të Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës.

Hetimeve italiane, të kryera nga Guardia di Finanza për këtë grup, iu bashkua edhe nje dosje e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga Tirana. Në Itali gjatë  muajve te fundit ishin edhe hetuesit shqiptarë që morën në pyetje Moisi Habilajn, për lidhjet e tij me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri por përmbajtja e procesverbalit nuk është bërë publike. Pak javë më parë Gjykata e Katanias pushoi çështjen ndaj Tahirit, vendim të cilin ish-ministri ia dorëzoi prokurorisë shqiptare.

Tv Klan