Në 10 Maj Policia e Shtetit do të zbulonte këtë laborator të prodhimit të kanabisit në Seman të Fierit në pronësi të Vladimir Çilotaj, operacion i cili do të shërbente edhe për nisjen e një hetimi pasuror për këtë familje.

Dy muaj më parë policia shpalli në kërkim pronarin e laboratorit, i cili ishte ende në ndërtim Shpëtim Çilotaj. Ndërsa këtë të enjte me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të Shpëtim, Vladimir, Agur dhe Jonida Çilotaj.

Këto pasuri dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminale të Shpëtim dhe Vladimir Çilotajt të cilat janë të dënuar në Shqipëri, Blegjikë dhe Greqi për vjedhje dhe trafik të mjeteve motorike dhe kontrabandë. Janë sekuestruar rreth 20 mijë metra katrorë truall kryesisht në Golem,  7 apartamente banimi në emër të këtyre personave dhe kompanive të tyre, një pallat 9 katësh në Vlorë si dhe disa godina dhe dyqane ne Fier, Durrës dhe Vlorë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa llogari bankare, por shuma e parave nuk është bërë publike. Këta pasuri deri në pritje të një vendimi tjetër të gjykatës, konfiksim apo lirim, nuk mund të tjetërsohen nga pronari i tyre.

Tv Klan