Prokuroria e Krujës zbardh arsyet: Përse ankimuam vendimin për lirimin e Endrit Dokles

Prokuroria e Krujës zbardh arsyet: Përse ankimuam vendimin për lirimin e Endrit Dokles

18:09 15/01/2020

Prokuroria e Krujës ka zbardhur arsyet përse ka ankimuar vendimin e gjykatës, që liroi nga burgu Endrit Doklen, ish-anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas organit të akuzës, një i dënuar për disa vepra penale nuk mund të lirohet me kusht.

Prokuroria e Krujës vlerëson se Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm, do të duhet që të paktën të kishte vuajtur 35 vite burgim për t’u liruar me kusht, kur në fakt ish-anëtari i bandës së Durrësit ka bërë 25 vite burg.

Kërkuesi nuk ka përmbushur kriterin formal, që kërkon neni 65 i Kodit Penal, lidhur me kohën efektive të vuajtjes së dënimit, sepse përllogaritjes së periudhës së dënimit të vuajtur nga i dënuari deri më datën e raportit ( në ditë, muaj, vite) janë përkatësisht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë dukë përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësisht 4 vite. Sipas ligjit, në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Pra për sa më sipër nuk provohet e plotësuar kushti kryesor e cila përbën një parakusht procedurial pa të cilën gjykata nuk mund të analizojë arsyet e veçanta që të legjitimojnë lirimin e tij përpara se të përfundojë dënimin e dhënë për të. Kërkuesi është përsëritës për krime të kryera me dashje, sepse  me vendimin  nr.29 dt 15.04.2013 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila  ka deklaruar fajtor për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal “parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe trafikimi i narkotikëve në kuadër të grup i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 334/1 i Kodit Penal duke e dënuar me 16 vite burgim gjatë kohës që ishte i dënuar  për veprat e kryera në vitin 2005. Këto kushte nuk lejojnë vlerësimin e arsyeve të veçanta apo sjelljes shembullore. Jane kushte sine qua non pa të cilat kërkesa duhet të rrëzohej”, thotë Prokuroria e Krujës.

Lajmi për lirimin nga qelia të Endrit Dokles u bë publik një muaj më parë. Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha vendosi ta lirojë 36-vjeçarin me argumentimin se ka Dokle ka vuajtur 25 vite burgim, ka patur sjellje të mirë dhe vuan nga probleme shëndetësore. Ish-anëtari i bandës së Durrësit është liruar me kusht, që për 5 vitet e ardhshme nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos mbajë armë. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi