Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar kallëzimin e Ilir Metës për Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim të dokumenteve dhe ka vendosur të mos fillojë procedimin penal ndaj këtij institucioni.

Prokuroria e Tiranës njofton se gjatë kësaj periudhe janë kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji proceduarial penal dhe që lidhen në rastin konkret me marrjen e deklarimeve përkatëse në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, të antarëve të AIDSSH-së ndaj të cilëve drejtohet ky kallëzim penal.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës theksohet se nisur nga verifikimet përkatëse lidhur me kallëzimin e Ilir Metës për Autoritetin e Dosjeve, ka bërë të mosgjenden para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale./tvklan.al