Prokuroria kërkon 12 vjet burg për Tahirin

Prokuroria kërkon 12 vjet burg për Tahirin

12:01 10/09/2019

Jepet pretenca për ish-Ministrin e Brendshëm

12 vjet heqje lirie ka kërkuar këtë të martë Prokuroria për Krimet e Rënda, për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge dhe bashkëpunim me grupin e Habilajve.

Nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, dënimi për ish-Ministrin ulet në 8 vjet heqje lirie. Kjo pasi më herët togat e zeza pranuan kërkesën e Tahirit për gjykim të shkurtuar, që nënkupton uljen e dënimit me 1/3.

Seanca e kësaj të marte nisi në orën 09:00 dhe vijon ende, tashmë me mbrojtjen e Tahirit.

Saimir Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimi, për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës.

12 vjet burg Prokuroria ka kërkuar edhe për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili ende është në kërkim. Edhe për Çelën gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Gazetari i Tv Klan, Xhevahir Zhabina nga Gjykata për Krimet e Rënda raporton se nëse mbrojtja e dy të pandehurve përfundon shpejt, vendimi për Tahirin dhe Çelën vendimi mund të jepet edhe sot.

Në të kundërt gjykata pritet të caktojë një ditë tjetër për dhënien e dënimit. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT