Prokuroria kërkon 10 vite burg për Armando Koçerin

Posta

Prokuroria kërkon 10 vite burg për Armando Koçerin

16:25 30/10/2019

Në banesën e tij u gjet sasia prej 4 ton kanabis

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 10 vite burg për Armando Koçerin, i akuzuar si pjesë e grupit të Habiljave i arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, 31-vjeçari përfitoi ulje të dënimit. Koçeri u arrestua në Tetor të 2017-s në Babicë të Vlorës, pasi në banesën e tij u gjet sasia prej 4 ton kanabis, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit janë arrestuar në Itali.

Sipas prokurorisë, Koçeri akuzohet se ka vendosur në dispozicion të grupit të Moisi dhe Florian Habilaj një magazinë që përdorej për grumbullimin e kanabisit dhe më pas kryhej transporti me gomone drejt Italisë. Fillimisht çështja në ngarkim të Koçerit u zhvillua bashkë me anëtarët e tjerë grupit të Habilajve, por dosja në ngarkim të tij u veçua për shkak se kërkoi gjykim të shkurtuar. Vendimi pritet të jepet më 7 Nëntor.

Në gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet procesi edhe për anëtarët e tjerë të grupit të Habilajve, mes të cilëve Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sula dhe Fatmir Minaj. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, por për shkak se mungonin avokatët seanca nuk u zhvillua. Për të njëjtat akuza ata u dënuan edhe nga gjykata në Itali.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT