Prokuroria Kundër Korrupsionit në Spanjë ka kërkuar dënimin me 15 vite e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), Angel Maria Villar, për korrupsion të dyshuar në kontratat e nënshkruara mes viteve 2007 dhe 2017, që dyshohet se i ka shkaktuar organizatës një dëm prej 4.5 milionë Eurosh.

Prokuroria kërkon edhe një gjobë prej afërsisht 1 milion Euro për Villar përveç dëmshpërblimit të dëmit.

Dënime edhe për 8 të pandehurit në hetimin e njohur si “çështja Soule”, mes të cilëve Gorka Villar, djali i ish-presidentit të Federatës së Futbollit, për të cilin kërkohet dënimi me 7 vite burg dhe ish-nënkryetari, Juan Padron, për të cilin prokurori kërkon dënimin me 6 vite e gjysmë burg.

Hetimet kanë nisur me disa miqësore të vitit 2009, me kombëtare si Korea e Jugut, Kili, Venezuelë, Peru dhe Kolumbi, duke i shkaktuar federatës dëme të konsiderueshme.

Klan News