Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 15 vite burg për biznesmenin Kastriot Ismailaj i akuzuar për aferën CEZ-DIA. Vetë i pandehuri dhe avokatët e tij nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Që mungesa e tyre të mos bëhej shkak për shtyrjen e seancës gjykata caktoi një avokat kryesisht për vazhdimin e procesit. Togat e zeza deklaruan se nuk cenohet interesi i të akuzuarit pasi ishte bërë njoftimi të pandehurit dhe avokateve të tij.

Prokurorja Antoneta Sevdari e akuzoi Ismailajn për mashtrim me pasoja të rënda. Sipas akuzës biznesmeni kishte ngritur një skemë mashtrimi ku kompania e tij DIA kryente mbledhje fiktive të borxheve të kompanisë CEZ. Këto veprime ai i kryente në bashkëpunim me ish-drejtuesin e CEZ në Shqipëri Josef Hajsek për të cilin ka nisur një proces gjyqësor në mungesë.

Rreth 5 milion dollarë dyshohet se ka përfituar Kastriot Ismailaj nga mbledhja e borxheve. Prokuroria kërkoi kalimin ne favor te shtetit te rreth 5 milion dollarëve të cilat janë sekuestruar më parë.

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës

Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, në përfundim të gjykimit, në ngarkim të të pandehurit Kastriot Ismailaj:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga nenei 143/3 të Kodit penal ( të ndryshuar me ligjin nr.36 të vitit 2017) dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim;

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “pastrimti të produktreve të veprës penale të parashikuar nga neni 28/2 të Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 vjet burgim;

3. Nё bashkim tё dёnimeve i pandehuri Kastriot ismailaj tё dёnohet me 15 vite burgim;

4. Shuma 3,215,176 $ dhe 451.132 Euro të sekuestruara prane bankës Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lek, pranë Bankës Venetto, nё llogaritё e shoqёrisё “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B tё konfiskohen dhe tё kalojnё nё favor tё shtetit.

/tvklan.al