Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha



Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

15:34 14/11/2016 https://youtu.be/yqiVTI1OznE

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 2 vite burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i akuzuar për korrupsion.

Po ashtu organi i akuzës kërkoi heqjen e së drejtës së ushtrimit të çdo funksioni publik për 3 vjet për gjyqtarin Hoxha.

Për të birin e tij, Ledian Hoxha, Prokuroria kërkoi 20 muaj dënim me kushte. Për të pandehurin Dritan Jazexhiu, Prokuroria kërkoi 12 muaj heqje lirie, kurse për Novruz Gajden 10 muaj burg, i dyshuar si sekser në këtë histori. Prokuroria tha se ka provuar që gjyqtari Hoxha do të merrte 800 mijë lekë të reja nga Dritan Jazexhiu, përmes Novruz Gajdas, për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të tij në një gjyq për çështje pronësie.

Në 2 Maj të këtij viti, Ledion Hoxha, djali i gjyqtarit u arrestua në flagrancë teksa merrte 600 mijë lekë nga Novruz Gajda. Po atë ditë u vunë në pranga edhe gjyqtari Ibrahim Hoxha, si dhe personi që jepte rryshfet Dritan Jazexhiu.

Tv Klan




Të ngjashme