Ish-polici qëlloi për vdekje Klodian Rashën në 8 Dhjetor
20 vite burg kërkoi Prokuroria e Tiranës për ish-efektivin e Shqiponjave, Nevaldo Hajadarajn, i cili në fund të vitit të kaluar qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha.
Viktima kishte dalë pas orës policore dhe në ndjekje e sipër u qëllua nga Hajdaraj pak metra larg shtëpisë së tij.
Ish-polici ka pranuar vrasjen dhe ka kërkuar falje ndaj familjes Rasha, ndërsa ka thënë se kishte menduar se i riu ishte i armatosur.
Nga gjykimi i shkurtuar, Nevaldo Hajdaraj përfiton uljen e 1/3 të dënimit, ndërsa vendimi i Gjykatës së Tiranës pritet të merret më Qershor.
Pranë vendit të vrasjes u gjet edhe një pistoletë, por nga hetimet rezultoi se ajo nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi një valë protestash në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Si reflektim për ngjarjen e rëndë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti që mbante, duke shprehur solidaritetin për familjen Rasha.
Tv Klan