34 vite burg në total ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për 17 ish- inspektorë të Inspektoriatit vendor urbanistik të Bashkisë Tiranë, mes të cilëve edhe ish – drejtuesi i tij, Florenc Hoxha.

Për këtë fundit Prokuroria kërkoi 6 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Por Hoxha ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe në rast dënimi nga gjykata ai përfiton uljen e dënimit me një të tretën.

Prokuroria e Tiranës thotë se ka provuar se Hoxha ka shpërdoruar detyrën në 531 raste. Ndërsa 16 – vartësit e tij gjithësej 622 herë.

Përveç dënimit me burg për Hoxhën, Prokuroria ka kërkuar edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyra publike për tre vite, ndërsa për vartësit e tij 1 vit.

Sipas hetuesve këta persona kanë lejuar ndërtimet e paligjshme në të gjitha zonat e kryeqytetit, duke patur dijeni. Hetimi përfshin kohën nga Korriku deri në Dhjetor të vitit 2013.  Kallëzimi është bërë nga IKMT dhe me pas ka qenë njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës që ka ndjekur hetimet mbi shkeljet.

Tv Klan