1 vit e 6 muaj burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Admir Thanzën ish anëtarin e Gjykatës së Lartë i shkarkuar nga Vettingu. Ai akuzohen falsifikim dokumetash, pasi ka fshehur një dënim për vjedhje të bërë në Itali me vitin 1999.

Në pretencën e lexuar nga prokurori sqarohet se ish-gjyqtari në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë në një supermarket kanë vjedhur produkte kozmetik dhe rroba. Ai është arrestuar dhe me pas gjykuar në gjendje të lirë në Pisa. Në përfundim të procesit ai dënuar me 40 ditë heqje lire dhe 100 mijë Llireta gjobë, dënim i cili i është pezulluar.

Këtë informacion Thanza sipas Prokurorisë nuk e deklaruar në formularin e dekriminalizimit, duke u përgjigjur se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. Ish-gjyqtari nuk e ka pranuar akuzën gjatë hetimit duke sqaruar se çdo veprim i Prokurorisë bie ndesh me ligjin dhe kushtetues. Në seancën e Veting-ut, Thaza dha një tjetër version për ngjarjen e 20 viteve me parë.

Sipas tij autore e vjedhjes ishte ish-kunata e tij e cila sëbashku me të ndodhej në Itali, pasi nipi vuante nga një sëmundje e rënde dhe ndodhej për kurim atje. Thanza tha se gruaja e vëllait të tij kreu vjedhjen, por duke qenë se ajo duhej të kujdesej për djalin e mori ai përgjegjësinë për ngjarjen.

Tv Klan