Prokuroria kërkon burg për të arrestuarit në Nikël

Pritet të dalin para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë

Prokuroria e Krujës do të kërkojë arrest me burg për 5 të arrestuarit e operacionit në Nikël të Krujës dy ditë më parë. Lutfi Haka, Marklen Haka,Ylli Çangu, Skënder Leza dhe Valter Bami akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe pastrim të produkteve kriminale.

Mëngjesin e të mërkurës, në aksionin ku u përfshinë forcat RENEA në Nikël u sekuestruan dy pistoleta, 4 pushkë sportive, 5 armë të ftohta, si dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Këto para sipas hetimeve të para dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminal, siç është gjobëvënia. Të ndaluarit do të dalin para gjykatës së Krujës brenda dy ditëve, ku edhe do të kërkohet mbajtja në qeli e tyre.

Disa prej të arrestuarve kanë mohuar akuzat, duke qenë se disa prej thikave të sekuestruara prej tyre janë antike dhe mbaheshin në banesa si zbukurime.

Orët e para të mëngjesit të mërkurës qindra forca policia, ndër to dhe reparti special RENEA mësynë në Nikël, një nga zonat e cila njihet se qëndrojnë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Fillimisht në policinë e Durrësit u shoqëruan 11 persona, 6 prej të cilëve u liruan, ndërsa për 5 të tjerë u vendos arrestimi.

Tv Klan

Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*