Gjuta u arrestua shkurtin e kaluar për armëmbajtje pa leje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 5 vite heqje lirie për Vladimir Gjutën. Ky i fundit u arrestua një vit më parë pranë selisë së Partisë Socialiste në kryeqytet duke lëvizur me armë zjarri.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në përfundim të hetimeve pasi e akuzon për “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendimi, do të mbahet më 27 Janar.

Tv Klan