Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 7 vite burg për ish-futbollistin e kombëtares Altin Rraklli.

Ai akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda. Sipas prokurorisë ish-trajneri i kombëtares së futbollit të femrave i ka marrë një personi 150 mije euro duke mos ia kthyer më.

Gjykata i la dy javë kohë mbrojtjes për të përgatitur konkluzionet e saj dhe pritet që seancën tjetër të lexohet edhe vendimi.

Tv Klan