Prokuroria kërkon dënimin me 7 vjet burg për 3 gjyqtarët durrsakë të “Champions”

Prokuroria kërkon dënimin me 7 vjet burg për 3 gjyqtarët durrsakë të “Champions”

15:54 11/09/2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 7 vite heqje lirie për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno.

Ata akuzohen për korrupsion, pasi biznesmeni Namik Sadiku i ka paguar secilit qëndrimin në Spanjë, si dhe biletat për të parë ndeshjen Real Madrit-Barcelona. Për biznesmenin, Prokuroria kërkoi 2 vite heqje lirie.

Të pandehurit pranuan gjykimin e shkurtuar. Nëse do të zhvillohej një proces normal, Prokuroria do të kërkonte dënimin me nga 3 vite e 6 muaj heqje lirie për secilin.

Ngjarja për të cilën akuzohen gjyqtarët ka ndodhur në vitin 2014, atëherë kur ata po shqyrtonin një dosje civile. Palë në këtë dosje ishte edhe biznesmeni Namik Sadiku.

Gjyqtarët, sipas Prokurorisë, kanë qenë në konflikt të hapur interesi. Akuza solli si provë lëvizjet e tyre në sistemin TIMS, të cilat faktojnë se kanë dalë sëbashku. Gjithashtu në dosje janë dhe disa pagesa të kryera në Spanjë, të cilat janë bërë nga një afërm i biznesmenit.

Tv Klan

Të ngjashme