Prokuroria e Sarandës i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë masë sigurie “detyrim paraqitje” për policin grek Marios Gogolos 35 vjeç, që u arrestua të shtunën për armëmbajtje pa leje. Punonjësi i policisë greke në Igumenicë, u kap në Sarandë duke udhëtuar drejt Bularatit për ceremoninë përkujtimore për Kostandino Kaçifasin.

Në makinë me të udhëtonte një deputet grek, i cili shoqërohej pikërisht nga polici. Këtij të fundit iu gjet një pistoletë pa leje, të cilën nuk e kishte deklaruar as në kufi. Burimet thanë për

tvklan.al

se arma që kishte me vete nuk ishte ajo e shërbimit, por një tjetër pistoletë. Edhe në rastin se do të ishte i pajisur me armën e shërbimit, sërish do të akuzohej për armëmbajtje pa leje, pasi është në territor të huaj dhe jo në atë grek. /

tvklan.al