Prokuroria e Lushnjes ka kërkuar këtë të enjte konfiskimin e pasurive të Fatmir Abdurramani, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Në një njoftim për mediat, thuhet se “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 3, të vitit 2021, dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurramani,i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”, etj. Ky procedim pasuror ka filluar mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikimeve të tjera të kryera ndaj Fatmir Abdurramani dhe afërmve të tij”.

Më konkretisht është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit të 7 pasurive të paluajtshme të Abdurramanit.

“Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”; Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”; Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”; Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”; Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”; Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2; Apartament me nr. 3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2;”./tvklan.al