Bejleri thirret në Prokurori për masakrën e Peshkëpisë – TV KLAN

Bejleri thirret në Prokurori për masakrën e Peshkëpisë

Kreu i Omonias:  Rihapja e çështjes me prapavijë politike

Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje këtë të martë Fredi Bejleri pas rihapjes së hetimeve për masakrën e vitit 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës.

Kreu i Omonias u pyet për sulmin me armë në postën kufitare shqiptare ku vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosen tre të tjerë.

Bejleri dyshohet se ka qenë një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje për të cilën akuzohet organizata “Mavi”.

Në dalje nga prokuroria, Bejleri tha se thirrja e tij në Prokurori kishte prapavijë politike.

“Në muajin që është bërë veprimi unë kam qenë në Qipro…”

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mohoi kandidimin Bejlerit për Bashkinë e Himarës, me argumentimin se në 2006 ka qenë i dënuar me tre vite burg për thirrje nacionaliste dhe poshtërim të republikës dhe simboleve të saj.

Sipas KQZ, refuzimi i kandidimit të Bejlerit lidhet me efektet e ligjit të dekriminalizimit.

Tv Klan

Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione