Një ditë pas konstatimit se gjyqtari e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje, prokuroria ka nisur hetimet. 50-vjeçari do të hetohet për akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit, pasi ka fshehur dënimin e vitit 1999 me 40 ditë burg marrë në vendin fqinj.

Prokuroria do të sekuestrojë nga Komisioni i Vetting-ut të gjithë dokumentacionin që u prezantua në seancën dëgjimore ndaj Thnazës. Më pas e gjithë dosja pritet t’i kalohet Prokurorisë së Tiranës, e cila do të kryejë një sërë veprimesh hetimore, duke përfshirë dhe marrjen në pyetje të gjyqtarit. Të martën, në Komision Thanza pranoi dënimin për vjedhje, por dha një version të tij për atë çfarë kishte ndodhur 19 vite më parë.

Ai deklaroi se ishte gruaja e vëllait që kishte kryer veprën, por duke qene se ajo duhej të kujdesej për djalin e sëmurë e mori ai përgjegjësinë për ngjarjen. Anëtari i Gjykatës së Lartë, sipas Komisionit të Vetting-ut nuk justifikon as pasurinë, ndërsa u provua se ka patur kontakte dhe me emra të botës së krimit.

Tv Klan