Merren në pyetje lojtarë e stafi i Egnatias, kontrollohet kartela shëndetësore e lojtarit
Policia dhe Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ndarjes nga jeta të futbollistit të Egnatias, Rafael Duamena. Organi i akuzës po mbledh dëshmi të futbollistëve dhe stafit mjekësor të klubit rrogozhinas për të hedhur më shumë dritë rreth asaj që ndodhi me 28-vjeçarin. Dosjes pritet t’i bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko-ligjore, nëpërmjet së cilës përcaktohen saktë arsyet e ndarjes nga jeta të ganezit.
Prokuroria ka sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të lojtarit në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe klubit rrogozhinas. Gjithashtu, është bërë edhe kontrolli i protokollit të sfidës dhe kohës së reagimit të mjekëve dhe autoambulancës dhe sipas hetimeve çdo gjë ka qenë në kohë pavarësisht se jeta e 28-vjeçarit nuk u shpëtua. Dwamena humbi ndjenjat rreth minutës së 23-të të sfidës mes Egnatias dhe Partizanit, në kuadër të javës së 12-të të Superligës. Sulmuesi kishte pasur edhe me parë probleme kardiake dhe prej tre vitesh kishte implantuar defribilator.
Klan News