Nxënësit e asfiksuar të shkollës së Shupenzës mësohet se kanë lënë spitalin dhe janë larguar në shtëpi. Ndihmë mjekësore po merr vetëm një vajzë, që është ende nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Bulqizës.

Ndërsa punonjës të bashkisë së bashku më specialistë kanë kryer provën e kaldajës në shkollën  ku ndodhi ngjarja dhe kanë zhbllokuar oxhakun. Por ende nuk dihet nëse të hënën nxënësit e shkollës së Shupenzës do t’i rikthehen mësimit apo jo, pasi Ministria e Arsimit e ka pezulluar procesin deri në riparim të kaldajës.

60 nxënës mbetën të asfiskuar mëngjesin e së premtes në këtë shkollë. Shkak u bë tymi që shkaktoi bllokimi i oxhakut të shkollës. Një hetim ka nisur prokuroria për rastin.

Kaldaja, sipas të dhënave të deritnishme, rezulton se është kolauduar në datën 8 Nëntor mga firma që e ka instaluar. Pavarësisht kësaj janë sekuestruar dokumentet për të kryer disa verifikime.

Nga dëshmitë e marra deri tani nga punonjës të shkollës, kaldaja ditën e premte kur është ndezur ka funksionuar normalisht. Por më pas ka rezultuar se oxhakët kanë qënë të bllokuar dukë sjellë si pasojë përhapjen e tymit dhe dioksidit të karbonit nëpër klasa.

Tv Klan