Shoqërohen disa prej tyre për t’u marre në pyetje

Prokuroria e Tiranës ka filluar menjëherë hetimet për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit.

Burime zyrtare thanë se po hetohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Oficerët e policisë gjyqësore po kryejnë veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe për evidentimin e rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.

Të njëjtat burime thanë se ka nisur shoqërimi nga forcat e policisë i disa kontrollorëve për t‘i marrë në pyetje.

Tv Klan