Partia Socialiste ka vijuar akuzat në adresë të prokurorisë për dosjen “CEZ”.

Deputeti Ervin Bushati e tha se organi i akuzës po përdor standard të dyfishtë duke mbyllur një ndër aferat më të mëdha në vend.

Sipas maxhorancës prokuroria shqiptare nuk mund ta mbyllë këtë aferë, teksa komisioni hetimor parlamentar faktoi korrupsionin me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe në një kohë kur prokuroria çeke po heton mbi këtë ngjarje.

Tv Klan