Prokuroria Publike, nesër takimi Zaev-Mickoski

Prokuroria Publike, nesër takimi Zaev-Mickoski

18:40 09/09/2019

Nuk përjashtohet dhe diskutimi për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i socialdemokratëve në pushtet, Zoran Zaev sëbashku me kreun e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, nesër do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për Ligjin e Prokurorisë Publike, me të cilin zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike. Nga opozita bëjnë me dije se krahas këtij ligji duhet të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 “Nesër, më me rëndësi është se si do të jetë qëndrimi i pushtetit për këtë çështje, nëse do të tregojnë seriozitet në takimin e grupeve të punës dhe më pas në takimin e liderëve dhe nëse do të tejkalohet ajo sëmundja që çdo hap përpara të kthehet mbrapsht në qëllimet fillestare”, Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Mundësinë e vendosjes mbi tavolinë të zgjedhjeve të parakohshme nuk e kanë përjashtuar as socialdemokratët në pushtet. Kreu i tyre, Kryeministri Zoran Zaev, gjatë shënimit të Festës së Pavarësisë tha dje në Shkup se është i bindur që propozim ligji i shumëpërfolur për Prokurorinë Publike do të marrë dritën jeshile me shumicën e dy të tretave, duke u treguar i hapur edhe për zgjedhjet e reja.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT