Disa prokurori të rretheve kanë ngritur akuzat për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve apo dhe votime më shumë se një herë. Prokuroria e Shkodrës njofton se ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, policia ka bërë 5 kallëzime për pengim të procesit zgjedhor.

Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një procedim penal, pas referimeve të kandidatit të partisë Bindja Demokratike se, në këtë qark, anëtarët e komisionit në dy qendra votimi në Fushë-Kuqe, kanë mbushur kutitë me vota fiktive, ndërsa kanë votuar edhe në emër të qytetarëve të tjerë. Dhe prokuroritë e Elbasanit dhe të Fierit kanë nisur hetimet ndaj disa shtetasve për presione ndaj zgjedhësve.

Tv Klan