Prokuroria e Përgjithshme reagoi në lidhje me pretendimet e Emiljano Nuhut, oficerit të policisë gjyqësore që denoncoi rastin e Xhisiela Malokut dhe që informoi për kërcënimet me jetë që i kishin bërë pjestarë të fisit Rraja në Tiranë.

Prokuroria sqaroi se për këtë çështje ka nisur tashmë një hetim, janë administruar dokumentet, janë këqyrur pamje filmike, si dhe janë marrë në pyetje disa persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Organi i akuzës tha se në momentin kur është njohur me pretendimet e Nuhut se ai ishte kërcënuar me jetë, është vlerësuar situata edhe për ta marrë në mbrojtje oficerin e policisë gjyqësore, që tashmë gjendet në azil në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Tv Klan