Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda pritet t’i bëjë rekurs dënimit me 25 vite burgim të Dritan Dajtit nga Gjykata e Apelit. Organi i akuzës është në pritje të zbardhjes së vendimit, i cili rrëzoi  atë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dajtin në 2014.

Pas kësaj, në Gjykatën e Lartë e cila ka mbetur vetëm me katër anëtarë, do të depozitohet ankimimi ku do të kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Prokuroria thotë se ishin kundër pranimit të kërkesës së të pandehurit për pranimin e gjykimit të shkurtuar, gjë e cila e shpëtoi nga dënimi kapital me burg të përjetshëm.

Tani llogaritë për Dritan Dajtit bëhen te afatet e paraburgimit. Deri tani ai ka vuajtur 10 vite të tilla që i llogariten rreth 15 vite burg.  Dajti akuzohet nga policia për vrasjen e ish-oficerëve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi zjarri në 7 Gusht 2009.

Nga përplasja me armë ai mbeti vetë i plagosur dhe u vra miku i tij Ledio Mara. Ndërsa më pas procesi gjyqësore i kësaj dosje ishte një telenovele, pasi vetëm në shkallën e parë u zhvilluan 276 seanca. Mes prokurorëve e gjyqtarëve nga njëri krah dhe Dritan Dajtit nga krahu tjetër, pati debate të forta dhe në disa raste edhe kërcënime.

Tv Klan