Prokuroria sekuestron pasuritë e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala



Prokuroria sekuestron pasuritë e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala

16:40 11/01/2021

Klement Çala i pandehur për pastrim parash

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar disa pasuri të Klement dhe Eldi Çalës pasi ka dyshime se janë krijuar përmes aktivitetit kriminal. Vellezëtit Çala akuzohen se kanë marrë pjesë në grabitjen e parave në pistën e Rinasit.

Ndërkohë hetimet e Prokurorisë së Elbasanit kanë nisur në Korrik të 2019-ës, ndërsa në sekuestro janë vendosur disa sipërfaqe toke, një apartament si dhe 50 % të aksioneve të një shoqërie tregtare.

Në fund të hetimeve ka rezultuar se pasuritë janë regjistruar në emër të Klement Çalës dhe për këtë ai është marrë i pandehur për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Tv Klan






Të ngjashme