10 vite burg ka kërkuar nga Prokuroria e Stambollit për Sinan Idrizin, bashkëpronarin e “Air Albania” e njëkohësisht administrator i Flamurtarit.

Sipas medias turke “karsmanset.com”, Idrizi akuzohet nga biznesmeni turk Adnan Polat dhe njëkohësisht ish-president i Galatasaray, paditi Sinan Idrizin për akuzën e mashtrimit në vlerën 3.5 milionë Dollarë.

Këtë shumë Polat pretendon se ia ka dhënë Idrizit në formën e një garancie, për blerjen e një kompanie nafte.

Pas dështimit të marrëveshjes, në lajm thuhet se biznesmeni turk i kërkoi mbrapsht garancinë Idrizit, por nuk arriti t’i merrte paratë.

Nga ana tjetër Idrizi i ka mohuar akuzat duke e cilësuar këtë një lajm të sponsorizuar nga mediat turke dhe do të jetë gjykata ajo që do të vendosë se kush ka të drejtë.

Tv Klan