Kandidati i LSI-së, Artur Baku, ka rezultuar pas verifikimit nga Prokurorinë e Përgjithshme që të ketë ndryshuar emrin. Sipas vendimit thuhet se Baku e ka ndryshuar emrin nga “Afrim” në Artur. Këtë gjë, Baku e ka deklaruar edhe në formular.

Megjithatë siç thuhet në verifikimin e Prokurorisë së Përgjithshme, ai nuk rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale.

Po ashtu rezulton që Baku të jetë arrestuar në vitin 2015 nga Policia e Fushë Krujës për veprën penale Shpërdorim detyre. Më pas ai është liruar pasi gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.

Janë gjithsej 30 kandidatë që janë dërguar për procesin e verifikimit nga KQZ-ja në prokurori. /tvklan.al