Prokuroria ka zbardhur ngjarjen tronditëse të Kavajës, ku një 14-vjeçare për tre muaj, nëpërmjet shantazhit kreu marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentë të tjerë. Gjithçka ka nisur në muajin Shtator, kur ajo ka folur me shokun e saj të klasës në rrjetet sociale. Ai i ka shprehur pëlqimin dhe në Tetor, kur kishte ditëlindjen, i ka kërkuar si dhuratë të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

“Një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson”.

Sipas vendimit të gjykatës vajza ka pranuar, ndërsa djali e ka xhiruar me celularin e tij aktin. Pas dy ditësh, ai i shkruan vajzës se videon ia kishte marrë një shoku dhe nëse ajo nuk kryente marrëdhënie me të dhe kushërinjtë e tij, ata do ta publikonin videon në internet.

“I mituri A i ka thënë gjithashtu se shoku i tij H i kishte thënë se ajo duhej të kryente marrëdhënie seksuale edhe me kushërinjtë e tij, në të kundërt do ta publikonin videon në internet”.

E ndodhur në këto kushte vajza është detyruar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Nëntor. Në Dhjetor vajza ka rënë në dijeni të faktit se djemtë do ta përdornin për të fituar para në mënyrë që të blinin pajisje për lojëra.

“Përpara se të paraqiste kallëzimin penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se djemtë po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do ti jepnin ata pasi të kryenin marrëdhënie seksuale i mituri A do të blinte pajisje lojërash në internet”.

Pas këtij momenti, mësuesja kujdestare e vajzës ka mësuar për ngjarje dhe ka njoftuar nënën e vajzës. Sipas vendimit, në 29 Janar vajza ka bërë kallëzim, ndërsa një ditë më pas, prokuroria regjistron procedimin për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Në datë 1 Shkurt në polici ka mbërritur urdhri i prokurorit për ndalimin e djemve, urdhër i cili është ekzekutuar në datën 2 Shkurt.

Tv Klan