Policia Ndërtimore i ka dërguar ultimatumin pronarëve të kisokave për të hequr kioskat brenda 4-5 ditëve. Në një intervistë me një pronar të këtyre kioaskave ai shprehet se veprimi që ka kryer Policia Ndërtimore por edhe shteti, është i nxituar.

Gjatë intervistës ai është shprehur :” Së pari është lënë që
të investohet në mënyrë skandaloze, janë investuar shumë miliona para të cilat nuk dinë njerëzit së ku t’i çojnë. E dyta, bëhet fjalë qe mbetet një numër shumë i madh njerëzish pa punë dhe shumë të tjerë pa bukë. Kërkesa jonë nuk është që kioskat mos të hiqen, kioskat duhet patjetër të hiqen që Tirana një ditë të jetë më e çliruar nga këto gjëra. Por kjo duhet të vijë logjikisht dhe duhet të vijë si rrjedhim logjik i një politike sociale që do të bëje shteti.”
/tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj