Pronarët e PSG-së, synojnë të shtojnë numrin e klubeve në drejtimin e tyre. Qatar Sports Investments, grupi që zotëron shumicën e aksioneve të parisienëve, po studion mundësinë e blerjes së një klubi në Spanjë.
Bëhet fjalë për Malaga-n, skuadër e cila militon në La Liga 2. Spanjollët kanë hasur probleme të mëdha financiare në vitet e fundit dhe për këtë arsye mund të ndryshojnë pronësi.
Grupi Qatar Sports Investments ka nisur bisedimet sipas “Marca” për të blerë shumicën e Malaga-s.
Qatar Sports Investments (QSI), the group that owns a majority stake of PSG, are interested in a takeover of Malaga CF. (Marca) pic.twitter.com/H2lxmPBUzY
— Football España (@footballespana_) March 26, 2025
Megjithatë nuk do të jetë e lehtë për tu arritur një marrëveshje, për shkak të problemeve gjyqësore që ka klubi. /tvklan.al