Pronari i një dyqani ushqimesh në New York, Ahmed Alwan, i ofron ushqim falas të gjithë klientëve që janë në gjendje të zgjidhin një ushtrim të thjeshtë matematikor.

Ahmed donte të ndihmonte komunitetin e tij, kjo është arsyeja pse vendosi t’i shfaqte një ushtrim matematikor klientëve dhe nëse e zgjidhnin ata mund të merrnin çfarë të donin nga dyqani falas.

Ahmed ka postuar video të rezultateve në llogarinë e tij TikTok dhe ka grumbulluar 3.6 milion ndjekës dhe një 69.9 milion pëlqime.

Në video, Ahmed u thotë klientëve se nëse ata mund të zgjidhni ushtrimin matematikor, kanë pesë sekonda për të marrë çdo ushqim që dëshirojnë, plotësisht falas.

Sipas CNN, Ahmed zbuloi se ai paguan gjithçka nga xhepi i tij dhe shqetësimi nuk është tek paraja, por dëshiron të ndihmojë njerëzit e komunitetit që kanë të ardhura të ulëta. /tvklan.al