Çështja e kompensimit të pronave është një nga më të rëndësishmet. Pronat janë shtetëzuar që prej vitit 1945, e derisa gjithçka u quajt pronë e shtetit. Pas vitit 1991 ka filluar kompensimi i pronave, një proces i cili shumë herë është komentuar si gjysmak. Ndërkohë në Kushtetutën e hartuar në vitin 1998 një nen përcakton që brenda tre viteve të zgjidhej problemi i garantimit të pronave. Por edhe pse ka kaluar një vit kjo çështje vijon të jetë sërish problem.

Për të folur lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu Skënder Gjinushi  kryetari i Partisë Social Demokrate dhe Sabri Godo ish-kryetar i Partisë Republikane. Në lidhje direkte ishin Robert Bitri kryetar i Komitetit Shtetëror të Pronave dhe  Ahmet Sulstarova  nën-kryetar i Shoqatës Pronësi me Drejtësi.

Një vit pas afatit të përcaktuar në Kushtetutë problemi vijon të jetë i pazgjidhur dhe këtë Godo e quajti shkelje flagrante të Kushtetutës./tvklan.al