Një gjykatë në Kosovë ka dënuar me 7 muaj heqje lirie dhe 800 euro gjobë 44 – vjeçarin Samet Imishti, i cili akuzohet për propagandë në mbështjetje të organizatës terroriste ISIS.

Imishti, nga fshati Rezhancë i Komunës së Hanit të Elezi, u arrestuar në Dhjetor të vitit të kaluar në një operacion të përbashkët me policinë italiane, e cila gjatë bastisjeve në qytetet Brescia, Vicenza e Perugia arrestoi tre persona, për “mbrojtje të terrorizmit” dhe “nxitje të urrejtjes racore”.

Që prej 2012, Kosova ka patur disa raste të përfshirjes së qytetarëve të saj në luftën e Sirisë ndërsa rreth 300 të tjerë raportohet t’i jenë bashkuar konfliktit.

Mbi 50 shqiptarë të Kosovës besohet se kanë humbur jetën në Siri.

Që prej vitit 2013, autoritetet në Kosovë kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza.

Zëri i Amerikës/tvklan.al