Presidenti i Kirgistanit ka çuar prapa hekurave të fejuarin e mbesës së tij. Arsyeja do ju befasojë!

Gjatë situatës së pazakontë me përmbytjet në zonat jugore të vendit, Aftandil Sabyrbekov vendosi t’i propozojë për martesë të fejuarës së tij. Për ta realizuar këtë ai u kujdes për çdo detaj, aq sa mori edhe një helikopter qeveritar.

Presidenti i Kirgistanit, Japarov

Japarov i dha shansin Sabyrbekov të kërkonte falje publike. Kur kjo gjë nuk ndodhi, ai urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të tij, me akuzat për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme.

U kërkoj falje në emër të mbesës time. Ajo do nxjerrë mësimet e duhura nga ky veprim”, deklaroi publikisht udhëheqësi i ish-shtetit sovjetik të Azisë Qendrore.

Ai theksoi se Sabyerbekov nuk e donte mbesën e tij dhe i kishte propozuar asaj sepse donte të ngrihej në pozitë dhe të fshihte lidhjet e tij me drogën.

Në videon e propozimit që u bë virale, çifti janë veshur me të bardha dhe janë ngjitur në një mal me një nga tre helikopterët e Ministrisë së Emergjencave, që e kishin marrë me qira për 1500 euro.

Më pas shëtitën dorë për dore dhe puthjen romantike e shkëmbyen me një sfond zemre të bardhë nga mbrapa. Nuk munguan as fishekzjarret dhe brohoritjet.

Mbesa e tij 23-vjeçare, Lazzat Nurgozhoeva, e cila është shpallur Miss Kirgistani në vitin 2020, e ka fshirë videon nga kanali i saj në Instagram, por analistët hodhën akuza të shpërdorimit të parave të shtetit ndaj Japarov.

Kirgistani është një nga vendet më të varfra në Azi, me një GDP mesatare mujore prej 930 £ për person.

Këtë vit Japarov ka imponuar miratimin e një projektligji të frymëzuar nga Kremlini për “agjentët e huaj” që do t’i japë qeverisë më shumë fuqi për të ndërhyrë në OJQ-të duke i detyruar ata që marrin fonde nga jashtë të regjistrohen në një organ të posaçëm qeveritar.

Disa OJQ perëndimore janë larguar tashmë nga Kirgistani, që dikur konsiderohej nga SHBA si një “fener i demokracisë” në rajon.

/tvklan.al