Kyle Kuzma dhe Winnie Harlow janë fejuar!
Ylli i NBA dhe modelja kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë fejuar pas 4 vitesh lidhje.
Në fotot e shpërndara, dyshja ka qenë në një avion privat kur Kuzma i ka propozuar bukuroshes një ditë përpara Shën Valentinit. Harlow s’ngurroi të tregonte unazën me diamant 8.5 karatë teksa pozonte në korridorin e avionit, të zbukuruar me trëndafila të kuq.
30-vjeçarja postoi edhe një foto duke u puthur me 29-vjeçarin. Në një video, shihet teksa modelja habitet kur sheh familjen e miqtë që i prisnin në vilën e tyre në Turks and Caicos.





Në një intervistë me Vogue, Kuzma tha se kishte nisur ta planifikonte propozimin para gjashtë muajsh.
Kur hipën në avion, ai i lexoi një poezi që mbaronte me pyetjen: “Do të bëhesh gruaja ime?”, së cilës Harlow iu përgjigj “Po” ende pa e parë unazën.
Sipas Vogue, basketbollisti kaloi 3 muaj duke dizenjuar unazën. “S’e kam pyetur kurrë çfarë unaze i pëlqente. Thjesht doja të vizatoja diçka që mua më dukej se i përngjante asaj, diçka elegante por të përjetshme dhe të thjeshtë”.
Kurse modelja u shpreh: “Jemi shumë të lumtur”.
Çifti nisi lidhjen në vitin 2020 dhe e bënë publike në qershor të atij viti./tvklan.al