Shumë prej meshkujve u propozojnë të dashurave të tyre në mjedise intime, romantike.

Por një prej tyre, i ka çuar gjërat në një tjetër nivel duke i propozuar të dashurës së tij në një rezervuar të rrethuar nga dy krokodila gjigantë.

Aventurieri dhe adhuruesi i kafshëve Michael Beltrami 33 vjeç, i propozoi të dashurës së tij Katie Johnston 28 vjeç, gjatë një zhytjeje në një rezervuar krokodilësh në Australi.

Por propozimi, i vetmi në llojin e tij, pothuajse shkoi tmerrësisht keq.

Ndërkohë që gjithçka po shkonte mirë, propozimi thuajse u anulua kur Beltram gati humbi unazën e fejesës.

Sipas Daily Mail, 33-vjeçari tha se e kishte fshehur unazën në xhep dhe planifikonte t’ia jepte të dashurës së tij nëpërmjet një spangoje.

“Mbaj mend që e kisha lidhur unazën me spango, por me sa duket ishte liruar dhe pashë unazën që po lundronte në ujë, fatmirsisht e tërhoqa”

, tha ai.

Përveç këtij incidenti të vogël, çifti nuk u ndesh me probleme të tjera pavarësisht se ishin disa metra thellë nën ujë dhe me dy krokodilë gjigantë pranë./tvklan.al