Dy janë shtesat kryesore që Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të përfshihen në ligjin për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat në Shqipëri; që kontratat koncesionare më të gjata se 4 vjet të miratohen nga Parlamenti dhe që në studimin e fizibilitetit për format e koncesioneve, të bëhet i detyrueshëm me ligj vlerësimi nga Ministria e Financave, ajo e Ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit.

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim tha në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, se këto ndërhyrje në ligj janë të domosdoshme për të garantuar transparencën e koncesioneve.

Që në prezantimin e parë, deputetë të PS janë shprehur skeptikë për ndryshimet e propozuara në ligjin e koncesioneve nga LSI.

Edhe pse nisma e LSI është propozuar para zbulimit të skandalit të “Panama Papers”, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI , Vasili thotë se ligjin e koncesioneve dhe PPP të përfshihet edhe kushti që kompanitë koncesionare të mos jenë offshore.

Tv Klan