Propozimi i pazakontë për martesë

Posta

Propozimi i pazakontë për martesë

22:12 02/10/2019

Të gjithëve na pëlqen të jemi të pranishëm në momentet më të bukura të personave tanë më të dashur. Duam të jemi aty dhe të fotografojmë momentet e lumturisë.

Rachel Merkel është befasur së tepërmi në ditën kur personi i zemrës i ka propozuar asaj për martesë pasi aty ndodhej edhe motra e saj, por që ishte e pranishme në një mënyrë tejet të veçantë. Në ditën më të rëndësishme për motrën e saj, Therese ishte shndërruar në një pemë.

Mund t’ju duket e çuditshme, por plani i realizuar së bashku me Andrew, të fejuarin e motrës së saj pati sukses dhe ishte një befasi shumë e bukur për nusen e ardhshme.

Ata realizuan një plan të fshehtë, ku Therese u vesh me një kostum të gjelbër, bashkëngjitur edhe me një dekor me elementë që të krijonin idenë e një peme të vërtetë. Pikërisht në pozicionin ku ajo do të vendosej, do fotografonte edhe momentin e propozimit.

Sapo Rachel i tha “po” Andrew, Therese hoqi kostumin që mbante veshur dhe befasoi motrën e saj duke bërtitur, “Ajo tha po!”

Video është bërë menjëherë virale dhe ka marrë 179,000 pëlqime dhe 22,000 komente./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT