Propozimi i Ramës: Studentët që denoncojnë me prova korrupsionin, bursë 1-vjeçare

Propozimi i Ramës: Studentët që denoncojnë me prova korrupsionin, bursë 1-vjeçare

14:38 17/09/2019

Kryeministri Edi Rama propozon masa të reja për të luftuar korrupsionin. Kreu i qeverisë thotë se në diskutim është propozimi për studentët, të cilët do të përfitojnë tarifa shkollimi falas dhe 1 vit bursë nëse denoncojnë me prova rastet korruptive apo presionet që u bëhen.

Kryeministri bën me dije se qeveria është duke punuar për një program që të denoncohen rastet abuzive.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.

Për korrupsionin në Universitet, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, do të denoncojë sonte në mbrëmje një rast skandaloz, ku një pedagog në Universitet i kërkon studentes favore seksuale, si dhe i premton që do të ndërhyjë tek pedagogët e tjerë për provimet e saj. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori