“Duke iu lutur Temkës…të më çojë sot në shkollë”, ishte diçitura e një fotoje të Devis Xherahut dhe Ertemionës të postuar në rrjetet sociale para pak kohësh. Në të, këngëtari është i gjunjëzuar dhe gjithçka duket sikur ka ndodhur një propozim. Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Devisi sqaron se në të vërtetë gjithçka ishte thjesht për humor, çka u pasua me një ‘revoltim’ nga Rudina Magjistari.

Devis Xherahu: Atë e kemi bërë në Santorini, rastësisht sepse Ertemiona më thotë shpesh “ore si s’ma the atë kërkesën e unazës, me atë mënyrën tradicionale?”

Rudina Magjistari: Pikërisht pra.

Devis Xherahu: Mirëpo unë këtë tradicionalen…

Rudina Magjistari: Ne ashtu e morëm, siç bëjnë të gjithë.

Devis Xherahu: Jo, mua nuk më pëlqen të bëj siç bëjnë të tjerët. Unë kam ndjenjat e mia, nuk dua të bëj gjëra klishe. Rastësisht, kishte plot turistë, u them disa anglezëve ndoshta, mund të na bëni një foto? Kishte shumë njerëz dhe kjo nuk e priste, tashmë do ta bëjmë siç dua unë. Ulem një moment, filloi së qeshuri. Ata shkrepën foto, bënë edhe video, po duartrokisnin të gjithë se menduan se ishte propozim martese.

Rudina Magjistari: Edhe Ertemiona besoi që ishte kështu?

Devis Xherahu: Jo, ngeli, tha “ky ça po bën, ky s’e ka bërë…”

Rudina Magjistari: Çunat që bëjnë humor me këtë pjeesë, unë jam e sigurt që të gjitha gratë do t’u binin me tigan kokës se nuk lejohet! Të luash me këtë moment më duket mua shumë e padrejtë!

Devisi shtoi se do të ishte e padrejtë, por në rastin e tyre tashmë janë bashkëshortë dhe ishte thjesht për përvjetorin e tyre, përzier me pak humor./tvklan.al