Tre lagjet e reja të krijuar në Tiranë, te Astiri, Kopshti Botanik dhe Fresku do të kthehen në njësi të mirëfillta administrative. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë bashkëbisedimit me Kryeministrin Edi Rama dhe disa banorë të Kombinatit mëngjesin e sotëm, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që këto tre lagje të kthehen në njësi si një mundësi më e mirë për të administruar territorin, shërbimet dhe problematikat që shqetësojnë banorët e këtyre zonave të krijuara kryesisht pas viteve 90.

Kryebashkiaku tha se tashmë që ekziston mundësia për të bashkëpunuar me opozitën e re në Kuvend të miratohet krijimi i këtyre dy njësive me ligj.

“Krijuam tre lagje të reja, i shpallëm si njësi, i shpallëm si lagje se aq është kompetenca e bashkisë se parlamenti do 2/3. Tani që e kemi këto duhet t’i shpallim njësi më vete, Astirin, Kopshtin Botanik dhe Freskun, me njësi më vete administrative se janë rritur shumë dhe për më tepër nuk janë më njësi të Farkës, të Dajtit edhe Kombinatit. Kështu që do t’ju sjellim një propozim edhe me i shpallur të plota”, tha Veliaj./tvklan.al