Kërkesës së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave për të përjashtuar nga tatimi i të ardhurave personale pagën deri në 40 mijë Lekë, nga 30 mijë Lekë që është sot niveli i rrogës që nuk tatohet, ministri i Financave dhe Ekonomisë  iu përgjigj me një tjetër propozim: ose shtrirjen e tatimit me 1.5% për të gjitha pagat e përjashtuara nga taksa, e në rastin konkret deri në 40 mijë Lekë ose futjen e bazës së tatueshme edhe për të ardhurat personale deri në 10 mijë Lekë.

Nëse realizohet realizohet varianit i parë, çdo individ që sot nuk paguan taksë, duhet të derdhë çdo muaj një tatim nga 360 Lekë në 450 Lekë.

Nëse kjo do të realizohet, deputetët do të vendosin në takime e diskutime me Ministrinë e Financave dhe do ta votojnë si propozim gjatë diskutimit të paketës fiskale nen për ne.

Komisioni i Ekonomisë kërkoi të dijë nga ministri i Financave mënyrën se si do të realizohen të ardhurat, ndërsa Arben Ahmetaj tha se lufta ndaj informalitetit do të vazhdojë, e si rezultat i kësaj beteje në buxhet do të arkëtohen 12 milionë Dollarë.

Për vitin 2018-ë kursi i këmbimit parashikohet të godasë të ardhurat në buxhetin e shtetit me rreth 100 milionë Dollarë, ndërsa edhe për vitin e ardhshëm qeveria parashikon një lek të fortë përballë Euros mes niveleve 126-128 lekë.

Tv Klan