Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje lidhur me rrjetin e prostitucionit në Athinë që shfrytëzonte seksualisht vajza të mitura. Në pranga ra një 31-vjeçare shqiptare e quajtur Lorela K., së bashku me një 34-vjeçar dhe një klient 45-vjeçar.

Nga hetimet ka rezultuar se Lorela kishte shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 15-vjeçare me të cilën fillimisht kishte krijuar miqësi. Më pas i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

31-vjeçarja është nënë e një fëmije të mitur dhe në lagje ishte prezantuar si estetiste. Ndërsa fqinjët e saj kishin vënë re lëvizje të çuditshme në banesën e saj.

Një prej fqinjëve ka treguar për shtypin grek se në banesën e Lorelës hynin vajza minorene nën 18 vjeç, vajza të cilat askush nga banorët e zonës nuk i kishte parë më herët. Ky aktivitet kishte ndodhur gjatë muajve të Verës 2023, Korrik-Gusht.

Hetimet kanë evidentuar se Lorela krijonte miqësi me adoleshentet dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe një shoku i saj, 34-vjeçari i arrestuar, i cili vajzës 15-vjeçare që shfrytëzonte Lorela i gjente klientë të pasur.

Një ndër ta ishte dhe 45-vjeçari i arrestuar, që kishte kryer disa herë marrëdhënie me 15-vjeçaren dhe një 17-vjeçare në muajt Korrik-Gusht 2023 në banesën e tij, duke i paguar 100 Euro secilën për çdo takim.

Në të njëjtin apartament ku jeton, Lorela K. banonte me bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në burg prej 3-4 vitesh për drogë.

/tvklan.al