Jetë e shfrenuar, prostituta dhe drogë. Këto janë sekretet e stilit të jetesës së miliarderëve. Rasti konkret është për biznesmenin meksikan Alberto Bailleres, në jahtin e të cilit u gjet e pajetë një modele 20-vjeçare, e cila punonte si pjesë e ekuipazhit.

Sinead McNamara u gjet e vdekur në bordin e jahtit të ankoruar në Kefalonia të Greqisë javën e kaluar. Sipas mediave të huaja, modelja 20-vjeçare kishte vrarë veten për shkak punës së lodhshme që bënte ajo dhe stafi për shefin e tyre, miliarderin meksikan. Ekuipazhi ka treguar se çfarë ndodhte në fakt prapa jahtit që kushtonte 190 milionë Dollarë.

Prapa luksit fshihej një realitet më i hidhur. Përdorim i shfrenuar i drogës, prostituta që ishin marrë në jaht në mënyrë të fshehtë dhe një orar pune që zgjaste rreth 20 orë në ditë. Modelja 20-vjeçare mendonte se kishte prekur ëndrrën e saj duke bërë udhëtime sa nga një ishull në tjetrin në çdo vend të botës. Por, në fakt puna që bënte ajo dhe kolegët e saj ishte tepër sfilitëse. 20-vjeçarja flinte më pak se 4 orë gjumë në ditë dhe shpesh ankohej për punën rraskapitëse.

Ekuipazhi i jahtit thotë se modelja mund të bënte vetëm 2 minuta pushim në një ditë pune 16-orëshe. Të tjerë thanë se të ftuarit në jaht shpesh herë i keqtrajtonin, ndërsa shefi i tyre e bënte “një sy qorr” dhe nuk u dilte në mbrojtje. Pavarësisht pagesës së kënaqshme që merrte, Sinead McNamara nuk përballonte dot stresin e punës dhe këtë stil jetese, e për këto arsye i dha fund jetës.

/tvklan.al